Arrestohet 49-vjeçari, kultivonte 2200 bimë kanabisi në Shkodër

Kultivoi mbi 2200 bimë kanabisi në Shkodër, përfundon arratia e 49-vjeçarit

Një 49-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e 2285 bimëve narkotike në fshatin Alijaj, është arrestuar dhe vënë në pranga.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Aliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në kultivimin e 2285 bimëve narkotike kanabis, të cilat u zbuluan dhe asgjësuan nga shërbimet e Policisë në fshatin Alijaj, më datë 06.09.2025.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top