Moti i keq shkakton ndërprerje energjie elektrike në Tiranë

Probleme me furnizimin me energji elektrike në Tiranë për shkak të motit të keq

Moti i keq ka sjellë probleme në disa zona të vendit, duke prekur edhe kryeqytetin me mungesë energjie elektrike.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) njofton se ka probleme në disa fidera të Nënstacionit Farkë, ku disa linja janë dëmtuar nga kushtet atmosferike.

Ndërkohë që tre fiderat e parë janë rivënë në punë, për tre fiderat e tjerë të dëmtuar, teknikët janë angazhuar në terren për riparimin e tyre.

Aktualisht, pa energji elektrike mbeten zonat pranë TEG, Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.

Scroll to Top