Tragjedi në Gjermani: 63-vjeçari vret familjarët dhe vetëvritet

Tragjedi në Gjermani: 63-vjeçari vret familjarët dhe më pas vetëvritet. Kufomat u gjetën në pjesë të ndryshme të qytetit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 63-vjeçar ka marrë jetën e gruas, motrës dhe dy djemve të tij, para se të kryente vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin Reutlingen të Gjermanisë. Autori, i cili rezulton të ketë qenë gjuetar, pas akteve të dhunshme ka drejtuar armën nga vetë ai.

Policia ka njoftuar se të pesë viktimat humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri. Katër nga viktimat, përveç autorit, ishin:

  • Motra 60-vjeçare
  • Gruaja 57-vjeçare
  • Djali 27-vjeç
  • Djali 29-vjeç

Këto kufoma u gjetën në pjesë të ndryshme të qytetit.

Krimi u zbulua të martën në mëngjes, kur një kujdestar gjeti 60-vjeçaren të vdekur në apartamentin ku jetonte.

Forcat speciale të policisë gjermane organizuan një operacion në banesën e 63-vjeçarit. Aty u gjetën ai dhe bashkëshortja e tij 57-vjeçare, të cilët kishin humbur jetën nga plagët e marra nga armë zjarri. Arma e krimit u gjet pranë 63-vjeçarit.

Në vijim, në një ndërtesë tjetër, u gjetën kufomat e dy djemve të 63-vjeçarit, përkatësisht 27 dhe 29 vjeç.

Scroll to Top