Izraeli sulmon objektiva të Hezbollahut në Libanin Jugor

Izraeli nisi një seri sulmesh ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin Jugor.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) konfirmuan se kishin kryer një seri sulmesh ndaj objektivave të Hezbollahut në disa rrethe të Libanit Jugor. Sipas raportit, sulmet kishin në shënjestër instalime raketash, depo armësh dhe objekte ushtarake që i përkisnin grupit.

Në një deklaratë thuhet: “Prania e aktiviteteve dhe infrastrukturës së Hezbollahut në këto zona përbën një shkelje të marrëveshjeve të arritura midis Izraelit dhe Libanit”.

Scroll to Top