BE i bën thirrje Izraelit të ndalojë dhunën në Bregun Perëndimor

Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe u bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë dhunën në Bregun Perëndimor.

Katër vendet evropiane, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe, kanë dënuar në mënyrë unanime sulmet e kohëve të fundit në Bregun Perëndimor. Ata i bënë thirrje Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të sigurojë mbrojtjen e popullsisë së Bregut Perëndimor.

Në një deklaratë të përbashkët, u theksua se këto sulme duhet të marrin fund, pasi ato mbjellin terror mes civilëve dhe dëmtojnë përpjekjet për konsolidimin e paqes, si dhe për garantimin e sigurisë afatgjatë të vetë Shtetit të Izraelit.

Gjithashtu, u bënë thirrje Presidentit Izraelit, Isaac Herzog, Kryeministrit Benjamin Netanyahu, si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë politikë dhe ushtarakë, që të ndalojnë këto sulme.

Scroll to Top