Tërmet 6.0 magnitudë godet Alaskën, pa viktima apo dëme

Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter ka goditur Alaskën.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) konfirmoi tërmetin, duke shtuar se nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima ose dëme.

Lëkundjet u regjistruan në orën 17:11 (GMT) dhe u ndjenë veçanërisht në Anchorage dhe zonat përreth. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 80 kilometrash, sipas USGS.

Autoritetet kompetente njoftuan se nuk ka rrezik për cunami. Deri tani, nuk janë raportuar të lënduar ose dëme në banesa dhe infrastrukturë.

Shërbimet lokale të mbrojtjes civile po vazhdojnë monitorimin e situatës.

Scroll to Top