Raportohet për të shtëna armësh në Elbasan
Salla operative e policisë së Elbasanit është alarmuar mbrëmjen e kësaj të premteje nga disa telefonata. Sipas këtyre njoftimeve, në një prej lagjeve të qytetit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë një banese.
Ky informacion ka vënë menjëherë në lëvizje shërbimet policore. Aktualisht, forcat e Policisë ndodhen në terren dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për momentin nuk ka të dhëna nëse ka persona të lënduar apo për shkallën e incidentit. Policia pritet të japë një njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.
Lajmi në përditësim…
