Temperatura bie deri në -1 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
Sot, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Pritet mot me kthjellime dhe alternime të vranësirave mesatare, të cilat lokalisht mund të bëhen të dendura. Këto do të pasohen nga reshje shiu të dobëta dhe lokale, kryesisht në jug të territorit.
Era do të fryjë nga verilindja me një shpejtësi mesatare deri në 7 metra në sekondë. Në vijën bregdetare dhe zonat luginore, era herë pas here mund të arrijë shpejtësi deri në 17 metra në sekondë.
