15-vjeçari i plagosur me thikë në zemër del nga intubimi

15-vjeçari i plagosur me thikë në zemër në Durrës del nga intubimi

15-vjeçari, i cili u plagos nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë, ka dalë nga intubimi. Mjekët konfirmojnë se ka pasur ndryshime pozitive në gjendjen e tij shëndetësore.

Adoleshenti do të mbahet nën monitorim në orët në vijim për të vlerësuar ecurinë dhe reagimin e tij.

15-vjeçari, i cili u plagos të martën nga një bashkëmoshatar, ka luftuar për ditë me radhë për jetën. Ai u dërgua në spital me një plagë me thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të menjëhershme.

Sipas informacioneve, sherri mes adoleshentëve nisi për shkak të një komenti në rrjetet sociale.

Scroll to Top