Zjarr në Ksamil: Digjet Lokal, Policia Hetim

Zjarr në Ksamil, digjet një lokal

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil të Sarandës. Lokali i drurit, i marrë me qira nga personi me iniciale K. L., është përfshirë plotësisht nga flakët.

Deri më tani nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. L.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Scroll to Top