Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan/ Policia nxjerr një njoftim zyrtar
Policia ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.
“Elbasan / Informacion paraprak. Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit. Vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
