CNN: Maduro i gatshëm të japë dorëheqjen brenda 18 muajsh
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u larguar nga posti brenda 18 muajsh. Ky raportim vjen nga CNN, e cila citon bisedime joformale të zhvilluara nga presidenti venezuelian me zyrtarë amerikanë.
Sipas CNN, disa zyrtarë amerikanë e kanë konsideruar këtë propozim për dorëheqje të parakohshme si një zgjidhje të mundshme për konfliktin mes Karakasit dhe Uashingtonit. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë po këmbëngul që presidenti i Venezuelës të japë dorëheqjen menjëherë.
