Shqiptar i dënuar për trafik ndërkombëtar arrestohet në Athinë

Kërkim për 17 vjet/ Arrestohet në aeroportin e Athinës 48-vjeçari shqiptar

Një 48-vjeçar nga Tepelena, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 17 vitesh, është arrestuar nga policia greke në aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës.

Konkretisht, në pranga ka rënë Ardian Gërbi, nga fshati Bënçë, i dënuar në Shqipëri me 7 vite e 4 muaj burg për trafik narkotikësh.

Gjithashtu, në vitin 2008, Gërbi i ka shitur një personi rreth 3 kilogramë marijuanë dhe 290 gramë kokainë. Pas këtij episodi, ai ishte larguar, duke iu shmangur drejtësisë shqiptare, sipas informacioneve nga Skai.gr.

Pas ndalimit, autoritetet greke kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Scroll to Top