Zelensky në Paris, bisedime për paqe drejt fundit të luftës

Zelensky në Paris dhe Witkoff në Moskë, një javë “vendimtare” për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Pallatin Elize për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke nisur kështu një javë intensive diplomatike me synimin për t’i dhënë fund luftës pothuajse katër-vjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Zelensky shkoi në Paris me qëllimin për të gjetur “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, një ditë pas bisedimeve frytdhënëse mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase në Florida, sipas të dyja palëve. Palët nuk dhanë hollësi të mëtejshme për bisedimet në Florida.

“Javë vendimtare” për përpjekjet për paqe

“Ideja e përfundimit të luftës duke bërë disa lëshime ndaj Rusisë nuk do të funksionojë. Përkundrazi, kjo vetëm do ta nxisë Rusinë ta vazhdojë zgjerimin në drejtime të ndryshme”, tha të hënën për Current Time Mykhailo Podolyak, këshilltar në zyrën e presidentit ukrainas.

“Mendoj se një version disi më i qartë kompromisi i nismës së [presidentit amerikan Donald] Trump për paqe, do të jetë në tryezë”, shtoi ai, duke iu referuar një plani të propozuar nga Shtëpia e Bardhë në mes të nëntorit, i cili ka nxitur këtë valë diplomacie.

Scroll to Top