Ekzekutimi i biznesmenit: Makina e autorëve në pronësi të kompanisë së Mondi Mëhallës
Janë zbardhur detaje të reja rreth vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Rezulton se automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar të krimit ishte në pronësi të kompanisë së vetë biznesmenit. Edmond Mëhalla u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në automjetin e tij në Elbasan.
Njëri nga autorët dyshohet se ka qëlluar biznesmenin me pesë plumba, dy prej të cilëve i kanë prekur në kokë. Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Të hënën, në fshatin Mirakë, u gjet një automjet i djegur, që dyshohet të jetë ai i përdorur nga atentatorët.
