Tragjedia në Hong-Kong: Bilanci i viktimave shkon në 151, 30 të zhdukur, 14 të arrestuar
Bilanci nga zjarri i tmerrshëm që përfshiu shtatë pallate banimi në Hong-Kong është tronditës, ndërsa hetimet vijojnë ende. Hong Kongu po përjeton njërën nga tragjeditë më të rënda të dekadave të fundit, pas flakëve shkatërruese që përfshinë kompleksin e banesave Ëang Fuk Court. Ky kompleks ishte në proces rinovimi dhe strehonte mbi 4’000 banorë, kryesisht të moshuar.
Jo vetëm numri i madh i viktimave të konfirmuara, që arriti në 151 të hënën pasdite, dhe 30 personat ende të zhdukur, por edhe fakti i hidhur se mund të mos jetë e mundur të gjenden të gjitha trupat. Një zyrtare e rajonit kinez deklaroi se disa trupa mund të mos rikuperohen kurrë.
“Meqenëse disa prej viktimave janë djegur plotësisht, nuk përjashtohet mundësia që të mos arrijmë të gjejmë të gjithë të zhdukurit”, tha shefja e njësisë së kërkimit të viktimave, Karen Chang, e cila mezi i mbajti lotët gjatë konferencës së së hënës.
Numri i personave të arrestuar në lidhje me zjarrin ka arritur në 14, dhe autoritetet thanë se priten edhe të tjera arrestime. Ato akuzojnë kompani ndërtimi për blerjen dhe përdorimin e materialeve jo rezistente ndaj zjarrit. Shumica e të arrestuarve janë këshilltarë, kontraktorë dhe nën-kontraktorë të përfshirë në punimet e kompleksit, dhe 13 prej tyre po hetohen si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”.
Rreth 600 ekspertë të identifikimit të viktimave të katastrofave po punojnë ngadalë, derë më derë, duke pastruar dhe kontrolluar çdo apartament që prej së premtes, kur zjarri u shua.
“Gjatë kërkimeve, trupat u gjetën në korridoret e ndërtesave, brenda apartamenteve, në shkallë, madje edhe në çati”, tha drejtori i policisë Cheng Ka-chun, i cili drejtonte njësinë speciale të identifikimit.
Numri i personave të vdekur nga zjarri në një kompleks banimi të lartë në Hong-Kong ka shkuar në 151 dhe dhjetëra ende rezultojnë të zhdukur. Numri i personave të arrestuar ka arritur në 14 dhe autoritetet thanë se mund të ketë edhe arrestime. Shumica e tyre ishin të lidhur me kompanitë që kryenin punimet…
