LAJM I FUNDIT: Vrasja e biznesmenit në Elbasan, shoqërohet një person në Lezhë
Raportohet për zhvillime të reja në hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, në Elbasan. Sipas burimeve, policia ka shoqëruar një person me iniciale N.GJ, me origjinë nga Lezha. Kontrollet janë shtrirë edhe në banesën e tij në këtë qytet.
Raportohet se personi në fjalë është parë në ditët e fundit të qarkullonte me mjetin që dyshohet se është përdorur nga autorët në ekzekutimin e biznesmenit 43-vjeçar. Lajmi është duke u përditësuar.
