(FOTOLAJM) Demokratët protestojnë para Kryeministrisë, Balluku me uniformën e burgut
Opozita zhvilloi sot foltoren e radhës para Kryeministrisë. Që në fillim të protestës, demokratët zgjodhën një mënyrë ironike për të shprehur mesazhin se kryeministrin Rama e pret burgu.
Në trotuarin përballë godinës së Kryeministrisë, ata vendosën disa manekina, të cilët simbolizonin socialistët e hetuar dhe të burgosur nga SPAK. Mes tyre ishte edhe Belinda Balluku, zv/kryeministrja e pezulluar nga Gjykata.
Pranë tyre u vendos edhe një manekin që përfaqësonte Ramën, por në ndryshim nga të tjerët, ai nuk kishte veshur uniformën e burgut.
