Dhjetëra persona u plagosën në një aksident të rëndë trafiku në qytetin turk të Amasyas, në lagjen Merzifon.
Një përplasje mes një makine pasagjerësh, një kamioni dhe një minibusi që transportonte të burgosur, rezultoi në plagosjen e 23 personave.
Në vendngjarje u dërguan menjëherë forca policore dhe personeli i urgjencës mjekësore. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital për mjekim.
