Parashikimi Motit Ditën e Martë: Reshje dhe Era

Parashikimi i motit për ditën e martë

Të martën, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Motit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët parashikohen fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit. Gradualisht, reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht mesatar.

Në lartësitë mbi 800-900 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje, pritet të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullina do të jetë prezente në orët e mëngjesit, si dhe gjatë reshjeve të shiut.

Era do të fryjë nga kuadranti i jugut, me shpejtësi mesatare deri në 8 metra/sekondë.

Deti: Valëzimi në Detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Scroll to Top