Tenderi i Llogarasë/ Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, u paraqit sot në ambientet e SPAK, ku po hetohet në lidhje me tenderin e tunelit të Llogarasë. Prokuroria e Posaçme e ka marrë Gjylin të pandehur, si pjesë e të njëjtës çështje penale për të cilën është akuzuar edhe ish-zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Gjyli dyshohet se ka pasur rol në procedurat e prokurimit që janë objekt hetimi, teksa SPAK ka ngritur dyshime për paracaktim të fituesit në tender. Në këtë dosje, Balluku është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së dhe i është hequr e drejta e udhëtimit jashtë vendit.
