15-vjeçari humb jetën pas konsumimit të fotoksinës në Elbasan
Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Sipas informacioneve nga Policia e Elbasanit, i riu fillimisht është paraqitur në spitalin e qytetit, ndërsa më pas është transportuar drejt Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT), ku fatkeqësisht ka humbur jetën.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar sasi të fotoksinës. Për rastin, materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për vlerësim.
