Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, i kërkuar për vrasje

I shpallur në kërkim prej katër vitesh, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë.

Një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim prej katër vitesh, është arrestuar sot nga policia. Ai është Besard Pashkaj, për të cilin gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Pashkaj akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Besard Pashkaj, 26 vjeç, ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se është bashkëpuntor në ngjarjen e ndodhur më 24 korrik të vitit 2021. Atë kohë, pas një konflikti në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet, Aldo Gjini plagosi Jetmir Marashin dhe Altin Gjokën.

Në atë kohë, Aldo (Iamandi) Gjini u shpall në kërkim dhe rezultoi të ishte një nga personat më të kërkuar në Europë me një dosje të gjatë kriminale. Ndërsa në kërkim u shpallën edhe Njazi Kulla dhe i arrestuari Besard Pashkaj, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të autorit të ngjarjes.

Scroll to Top