Sula: Berisha i ka borxh të falur PD-së, Rama të flejë rehat

Ish-deputeti Dashnor Sula godet Berishën: Rama të flejë i qetë, PD-së nuk i falen “Gërdeci”, “21 Janari”, “Piramidat” dhe Ligji 7501

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, deklaroi këtë mbrëmje në emisionin “Real Story” se Sali Berishës nuk i falen ngjarjet e vitit 1997 me “Piramidat”, tragjedia e Gërdecit dhe ngjarjet e “21 Janarit 2011”.

Dashnor Sula u shpreh më tej se Edi Rama mund të flejë gjumë i qetë për sa kohë Sali Berisha është në krye të Partisë Demokratike.

“Sali Berisha nuk ka ikur nga PD në 2013. Lulzim Basha ka qenë thjesht një CEO dhe pronari ka qenë Berisha. Berisha nuk ka ikur kurrë nga PD, ka 35 vjet që dominon të djathtën.”

Sula shtoi: “Partia Socialiste, bija e Partisë së Punës, nuk ka gjynahe si Partia e Punës, por ka një gjë që nuk e kanë demokratët. PS ka shumë herë më shumë korrupsion se PD, por PD nuk e falin ‘Piramidat’ në 97, Gërdecin, 21 janarin dhe ligjin 7501.

Unë kuptova që Basha është i shitur. Basha, kur u shkëput nga Berisha, tha se kam marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve, ne e besuam. Basha fjeti gjumë kur ne i thoshim dil në terren. Politika në fund të ditës matet me veprime dhe rezultat. 6 marsi provoi që Basha si kryetar kishte humbur anëtarësinë dhe partinë. Partia nuk është te godina.

Që kur u thyen premtimet e foltores, nisën vjedhjet. Pa ikur Berisha, Rama të flejë gjumë.”

Sali Berisha në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit nuk e bëri pjesë të listës së kandidatëve Dashnor Sulën. Që prej atij momenti, Dashnor Sula sulmon Sali Berishën dhe e akuzon për keqmenaxhim brenda selisë blu.

Scroll to Top