Incident në avion: Sherr për uljen, fluturimi kthehet në Japoni

Sherr për vendin e uljes, avioni detyrohet të kthehet; pasagjeri kërkonte të ulej pranë të dashurës

Një avion u detyrua të bëjë ulje të detyruar pasi një pasagjer këmbënguli me ngulm të ndërrohej vendi, që të mund të ulej pranë të dashurës së tij. Raportohet se ky pasagjer filloi të shfaqte shqetësim që gjatë hyrjes në avion dhe vazhdoi të ishte agresiv edhe pasi avioni i kompanisë Spring Airlines u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Narita në Japoni.

Pasi kërkesa e tij për të ndërruar vendin u refuzua, stjuardesa i shpjegoi se duhej të qëndronte në vendin e caktuar gjatë gjithë fluturimit, i cili pritej të zgjaste tre orë. Nuk është e qartë arsyeja përse çifti nuk kishte rezervuar vende pranë njëri-tjetrit.

Pasagjeri vazhdoi debatin me stjuardesat për gati dy orë pas ngritjes së avionit. Thuhet se ai u bë aq agresiv, saqë piloti vendosi të njoftonte autoritetet japoneze. Avioni më pas u detyrua të kthehej me urgjencë në Narita, ku pasagjeri konfliktual u shoqërua nga policia.

Disa pasagjerë shprehën publikisht pakënaqësinë e tyre. “Nuk pati asnjë njoftim paraprak apo shpjegim për situatën. Thjesht dëgjuam një njoftim që tha se fluturimi po kthehej për shkak të një personi që po pengonte punën e ekuipazhit.”, tha një dëshmitar.

Scroll to Top