Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri me vlerë 4 milionë euro
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri, përfshirë prona, apartamente dhe biznese, me vlerë rreth 4 milionë euro, në pronësi të shtetasit P.C., i cili ndodhet nën hetim për dy vepra penale.
Sipas një njoftimi zyrtar, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, janë sekuestruar pasuritë e shtetasit P.C. dhe familjarëve të tij. Ai po hetohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Hetimet që çuan në këtë sekuestrim kanë prekur pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke përfshirë prona, ndërtesa, biznese dhe truall, vlera e të cilave arrin në rreth 4 milionë euro.
Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:
- Një truall me sipërfaqe 1600 m², me adresë në Vlorë, në emër të shtetasit P.C.
- Një bodrum me sipërfaqe 841.75 m², me adresë në Vlorë, në emër të shtetasit F.C.
- Një njësi me sipërfaqe 112.82 m², me adresë në Vlorë, në emër të shtetasit F.C.
- Një njësi me sipërfaqe 36.14 m², me adresë në Vlorë, në emër të shtetasit F.C.
- Një njësi me sipërfaqe 59.5 m², me adresë në Vlorë, në emër të shtetasit F.C.
- Një njësi me sipërfaqe 47.27 m², me adresë në Vlorë, në emër të shtetasit F.C.
- Një njësi me sipërfaqe 97.42 m², me adresë në Vlorë, në emër të shtetasit F.C.
- Një apartament me sipërfaqe 72.36 m², me adresë në Vlorë, në emër të shoqërisë ‘F’ shpk.
- Një apartament me sipërfaqe 89.90 m², me adresë në Vlorë, në emër të shoqërisë ‘F’ shpk.
- Një njësi me sipërfaqe 324.17 m², me adresë në Vlorë, në emër të shtetasit F.C.
- Një njësi me sipërfaqe 318.16 m², me adresë në Vlorë, në emër të shtetasit F.C.
- Një ndërtesë me sipërfaqe 115 m², me adresë në Vlorë, në emër të shtetasit F.C.
