Bllokim Rrugor Kakavijë-Janinë nga Protesta Fermerësh

Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë për shkak të protestave të fermerëve në Greqi

Për disa ditë me radhë, fermerët në Greqi kanë vijuar me protestat e tyre. Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se edhe ditën e sotme do të bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në fshatin Kallpaq. Vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore do të lejohen të kalojnë.

Sipas njoftimit, Policia Kufitare Kakavijë, përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.

Scroll to Top