Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë pas marrjes si të pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Durrësit. Duke theksuar se nuk komenton çështje në hetim, Ambasada amerikane deklaron për Report TV se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ambasada e SHBA e ka vlerësuar vazhdimisht punën e SPAK dhe ka mbështetur organet e reja të drejtësisë në vendin tonë.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.
