Gjyqi ndaj ish-ortakut të biznesmenit dhe rojës së karburantit për ekzekutimin e Mëhallës
Sot zhvillohet në Gjykatën e Elbasanit seanca për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës. Ata u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.
Seanca, që do të nisë në orën 10:00, do të mbahet me dyer të mbyllura, duke qenë se hetimet janë sensitive dhe kërkojnë ruajtjen e sekretit.
Lidhur me Nevzat Spahon, i cili gjithashtu është arrestuar, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi.
Hetimet për rastin po vijojnë dhe priten zhvillime nga seanca e datës 5 dhjetor.
