Putin dhe Modi në motoçikletë, Trump i zemëruar te pompa e karburantit: Video satirike pas takimit në Nju Delhi
Marrëdhëniet mes Indisë dhe Rusisë duket se kanë arritur një nivel të ri simbolik gjatë vizitës zyrtare të presidentit rus Vladimir Putin në Nju Delhi, ku u takua me kryeministrin Narendra Modi. Bisedimet mes dy liderëve u fokusuan kryesisht tek energjia dhe mbrojtja.
Ndërkohë që diplomacia ishte në qendër të vëmendjes, një video satirike është bërë virale në Indi, duke tërhequr vëmendjen e mediave vendase. Videoja, e publikuar nga India Today, zgjat rreth një minutë dhe paraqet Putinin dhe Modin si personazhe komikë të animuar, duke ngarë së bashku një motoçikletë dhe duke kënduar një këngë tradicionale indiane.
Gjatë rrugës, ata kalojnë pranë rafinerive të naftës dhe instalimeve ku ndodhen sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400, duke ironizuar bashkëpunimin energjetik dhe ushtarak mes dy vendeve. Në një moment kulmor të videos, dy liderët ndalojnë në një pikë karburanti për të furnizuar motoçikletën.
Atje i pret, gjithashtu në formë karikature, ish-presidenti amerikan Donald Trump, pranë një pompe të shënuar “SHBA”. Megjithatë, Putin dhe Modi zgjedhin të furnizohen te pompa “Rusia”, duke u larguar menjëherë dhe duke lënë pas një Trump të zemëruar. Kjo shërben si një simbolikë e qartë e orientimit gjeopolitik të Indisë drejt Moskës.
Videoja është pritur me shumë reagime në rrjetet sociale dhe konsiderohet si një koment satirik mbi balancat e reja të fuqisë dhe marrëdhëniet trepalëshe midis SHBA-së, Rusisë dhe Indisë.
Në një postim të mëvonshëm, Clash Report (@clashreport) njoftoi:
- India Today transmetoi një vizatim me personazhet e Putinit dhe kryeministrit indian Modit.
- Në vizatim, Putin dhe Modi ngasin një motoçikletë përballë platformave naftëmbajtëse, ndërsa këndojnë një këngë miqësore indiane.
- Trump shfaqet gjithashtu pranë pompave të karburantit, ku ai përqeshet nga Putin dhe Modi.
