Rusia-SHBA: Përparime në bisedime, kritika ndaj Evropës

Zyrtari i Kremlinit: Bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së kanë shënuar përparim.

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka deklaruar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë përparime sa i përket bisedimeve për paqen në Ukrainë. Ky koment i Ushakov vjen pas takimeve të zhvilluara në Moskë.

Megjithatë, nuk ka munguar edhe një kritikë drejtuar aleatëve evropianë të Ukrainës.

“Evropianët vazhdimisht paraqesin kërkesa që janë të papranueshme për Moskën… Do të thoja se evropianët nuk po kontribuojnë në arritjen e një zgjidhjeje mes Uashingtonit dhe Moskës për çështjet ukrainase”, është shprehur ai.

Ushakov gjithashtu ka pohuar se një takim mes presidentit rus Putin dhe ish-presidentit amerikan Trump mund të zhvillohet në një të ardhme të afërt.

Scroll to Top