Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes penale

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila u mor si e pandehur në dosjen që i përket Erion Veliajt, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Ajo argumenton se çështja duhet të pushohet, pasi pretendon se fakti në fjalë nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Në rastin më të mirë, ish-deputetja socialiste kërkon një gjykim të shkurtuar dhe deklarimin e moskompetencës së Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Sipas saj, kjo duhet të ndodhë për shkak të humbjes së subjektit dhe kalimit të çështjes në gjykatën e zakonshme.

Scroll to Top