Spitali Durrës Sqaron Rastin e Vdekjes: Jo Ndërprerje Energjie

Spitali i Durrësit Përgënjeshtron Familjarët e 14-vjeçarit që humbi jetën

Spitali Rajonal i Durrësit ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke sqaruar se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të 15-vjeçarit Erion Boba, i cili humbi jetën mbrëmjen e 4 dhjetorit, nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Reagimi i spitalit vjen pas disa publikimeve në media ku pretendohej se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të datës 25 nëntor, ditën e ngjarjes mes adoleshentëve, “kanë ikur dritat”.

Sipas spitalit, pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.

“Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme. Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh”, thuhet në deklaratë.

Më tej, spitali i Durrësit bën me dije se adoleshenti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik-hemorragjik.

DEKLARATË PËR SHTYP

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B., i cili humbi jetën, informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik-hemorragjik.

Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.

Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

  • Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.
  • Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.
  • Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh.

Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes.

Scroll to Top