Burrë dhe grua gjenden të pajetë në Greqi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një çift është gjetur pa jetë në banesën e tyre. Sipas raportimeve, çifti ishte shpallur i zhdukur nga fëmijët e tyre, të cilët jetojnë në Gjermani.
Fëmijët njoftuan policinë, duke shprehur shqetësimin se nuk kishin mundur të kontaktonin me prindërit e tyre për një kohë. Gjithashtu, edhe fqinjët e çiftit denoncuan rastin në polici.
Autoritetet greke mbërritën në vendngjarje dhe gjetën të pajetë burrin 58-vjeçar dhe bashkëshorten e tij 55-vjeçare brenda shtëpisë, ndërkohë që dera ishte e mbyllur nga brenda.
Dyshohet se shkak i vdekjes së çiftit është bërë një rrjedhje gazi në shtëpi. Çifti ishte kthyer së fundmi nga Gjermania për t’u vendosur përfundimisht në Greqi dhe po kryente punime në banesën e tyre.
