Aksident fatal në Tiranë: Arrestohen dy shoferë

Aksident me vdekje në Tiranë, arrestohen dy shoferët

Drejtuesit e dy automjeteve që u përfshinë në aksidentin me vdekje mbrëmjen e së premtes (5 dhjetor) pranë Unazës së Madhe janë arrestuar.

Në pranga kanë rënë dy shoferët, me iniciale Gj. L., 51 vjeç, dhe A. Sh., 24 vjeç, të cilët dyshohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Si pasojë e përplasjes, humbi jetën 38-vjeçari me iniciale O. Xh., i cili drejtonte një motomjet.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme mbi aksidentin e ndodhur në Unazë të Madhe, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., njoftojnë se në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i shtetasve Gj. L., 51 vjeç, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top