Musk: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti duhet t’u kthehet shteteve individuale
Elon Musk ka shkruar në platformën X se Bashkimi Evropian duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti të kthehet në shtetet individuale, në mënyrë që qeveritë të mund t’i përfaqësojnë më mirë qytetarët e tyre.
Ky koment i tij vjen në mbështetje të përmbajtjes së doktrinës së re për sigurinë kombëtare të hartuar nga Shtëpia e Bardhë. Postimi u bë publik një ditë pas sanksionit që ekzekutivi i Bashkimit Evropian, drejtuar nga Ursula von der Leyen, i ka vendosur platformës sociale të Musk, duke qenë ky sanksioni i parë në kuadër të Ligjit Evropian për Shërbimet Dixhitale (Digital Services Act).
