Tragjedi në Corleone: Gruaja vret vajzën dhe veten

Tragjedi në Corleone: Gruaja vret vajzën me aftësi të kufizuara dhe më pas var veten.

Një ngjarje tragjike ka tronditur qendrën historike të qytetit të Corleones, ku një grua ka marrë jetën e vajzës së saj me aftësi të kufizuara dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së saj duke u varur.

Autoritetet, përfshirë karabinierët dhe ekipet e ndihmës së shpejtë 118, ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.

Sipas dëshmive të banorëve, gruaja kishte përjetuar një humbje të rëndë tetë muaj më parë, kur i kishte vdekur bashkëshorti. Ai ishte një ish-infermier i njohur për mirësinë e tij. Pas kësaj ngjarjeje, ajo ishte lënë e vetme për të u kujdesur për vajzën e saj.

Scroll to Top