Tragjedi në Indi: 23 viktima nga zjarri në klub nate në Goa

Tragjedi në Indi: 23 persona humbin jetën në një zjarr në klub nate

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një klub nate të njohur në shtetin indian të Goa. Kryeministri i shtetit, Pramod Sawant, dhe zyrtarë të tjerë lokalë konfirmuan lajmin të hënën.

Zjarri shpërtheu në një diskotekë në Arpora, në distriktin Verior të Goas, rreth mesnatës. Mes viktimave ka edhe turistë.

“Sot është një ditë shumë e trishtueshme për të gjithë ne në Goa. Një zjarr i madh në Arpora ka marrë jetën e 23 personave”, deklaroi Sawant.

Raportohet se tre persona humbën jetën nga djegiet, ndërsa pjesa tjetër nga asfiksia.

Sipas gazetës “Indian Express”, shkaku i mundshëm i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi të përdorur në kuzhinë.

Goa, një ish-koloni portugeze e vendosur në brigjet e Detit të Omanit, është një destinacion popullor për turistët nga e gjithë bota, me një kulm vizitash gjatë muajve të dimrit.

Scroll to Top