Rusia nuk konsiderohet më kërcënim nga SHBA-të

Moska: Rusia nuk konsiderohet më kërcënim nga SHBA-të! Ky është një hap pozitiv

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për agjencinë TASS, ka deklaruar se ndryshimi në strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA-së nga administrata e Presidentit Donald Trump, e cila nuk e përmend më Rusinë si një “kërcënim të drejtpërdrejtë”, është një hap pozitiv.

“Ne e shohim këtë si një hap pozitiv,” tha Peskov, duke shtuar se mesazhi i Trump mbi marrëdhëniet Rusi-SHBA ndryshon nga qasjet e administratave të mëparshme amerikane.

“Në përgjithësi, këto mesazhe bien ndesh me qasjet e mëparshme,” tha zëdhënësi rus. Ai sqaroi se Kremlini do ta shqyrtojë strategjinë e përditësuar të sigurisë kombëtare të SHBA-së “në më shumë detaje” dhe do të analizojë dispozitat e saj.

Scroll to Top