Masakër hostel Pretoria: 11 të vdekur, përfshirë fëmijë

Masakër në një hostel në Afrikën e Jugut: 11 të vdekur, përfshirë një fëmijë

Të paktën 11 persona humbën jetën, mes tyre një fëmijë trevjeçar, pas një sulmi të ndodhur në një hostel në lagjen Saulsville, në perëndim të kryeqytetit Pretoria, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Katërmbëdhjetë persona të tjerë mbetën të plagosur pasi persona të armatosur sulmuan ambientin ku një grup njerëzish po konsumonin pije. Sipas zëdhënëses së policisë, Brigadiere Athlenda Mathe, të paktën tre individë të armatosur hapën zjarr mbi turmën.

Motivi i sulmit ende nuk është i qartë dhe deri më tani nuk është kryer asnjë arrestim. Autoritetet bënë të ditur se sulmuesit hynë në lokal rreth orës 04:30, sipas kohës lokale, dhe qëlluan drejt grupit të burrave që po pinin. Mes viktimave raportohet të jenë edhe një djalë 12-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare.

“Mund të konfirmoj se gjithsej u qëlluan 25 persona,” deklaroi Mathe. Afrika e Jugut vazhdon të ketë një nga normat më të larta të vrasjeve në botë – rreth 45 vrasje për 100,000 banorë, sipas të dhënave të OKB-së për periudhën 2023–24. Statistikave të policisë tregojnë se rreth 63 persona vriten çdo ditë në periudhën prill–shtator, duke theksuar krizën e thellë të sigurisë që po përjeton vendi.

Scroll to Top