Plagosje me armë në Berat: 37-vjeçari transferohet në Tiranë

Plagosja në Berat: Fabjel Toska dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

Fabjel Toska, 37-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri në qytetin e Beratit, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, prandaj ai po transportohet drejt këtij spitalit për shërbim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh.), 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë. Hetimet po vijojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Scroll to Top