Arrestim për Dëshmi të Rreme dhe Sendesh të Paligjshme

Dëshmi e rreme dhe futurje sendesh të pa lejuara, arrestohet 36-vjeçari

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe kapjen e shtetasve në kërkim.

Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në Pikat e Kalimit Kufitar (PKK) Kapshticë, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan. Ndaj tij, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rreme” dhe “Futja e sendeve të palejuara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, pasi po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.

Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Scroll to Top