Sulm në Aeroportin Heathrow: Arrestohet një person

VIDEO/ Sulmohen disa persona në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një nga autorët

Aeroporti i Heathrow u përfshi në kaos këtë mëngjes (7 dhjetor) pasi policë të armatosur hynë në një nga parkingjet e tij. Policia Metropolitane njoftoi se është thirrur në aeroport në orën 8:11 të mëngjesit, pas raportimeve për “sulm ndaj disa personave” në parkingun shumëkatësh në Terminalin 3, raporton Express.

Forcat e armatosura të policisë mbërritën në vendngjarje dhe gjetën një numër personash të cilët ishin spërkatur me atë që policia beson të jetë një formë ‘spreji me piper’, nga një grup burrash të cilët më pas ikën nga vendi i ngjarjes. Një burrë është arrestuar si i dyshuar për sulm dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa policia po kërkon të dyshuar të tjerë.

My son gassed at London Heathrow — Dr Paula Byrne Author FRSA (@paulajaynebyrne)

Scroll to Top