Supersfida Tiranë-Partizani: Atmosferë në “Air Albania”

FOTO/ “Vetëm më të fortët mbijetojnë”, tifozët e Tiranës pushtojnë “Air Albania”. “Demat” iu përgjigjen me tullumbace të kuqe

Ka nisur supersfida e Superiores mes Tiranës dhe Partizanit. Të dyja tifozëritë kanë ndezur derbin kryeqytetas.

Bardheblutë kanë shpalosur një banderolë me një mesazh të fortë: “Kur i ftohti vjen, vetëm më të fortët mbijetojnë”. Ky mesazh i tifozëve të Tiranës vjen si motivim për skuadrën e zemrës, edhe pse aktualisht ndodhen në fundin e tabelës.

Nga ana tjetër, “demat” janë shfaqur të gjithë me tullumbace në ngjyrë të kuqe, duke dhuruar emocione të bukura në stadiumin “Air Albania”.

Scroll to Top