Tragjedi në Tenerife: 3 viktima nga dallgët

Tre persona humbën jetën dhe një tjetër u shpëtua me masazh kardiak pasi u kapën nga dallgët në një liqen natyror në Tenerife.

Një tragjedi ndodhi ditën e sotme në Tenerife, Spanjë, ku tre persona u mbytën pasi u kapën nga dallgët e fuqishme në një liqen natyror në zonën Los Gigantes. Një person i katërt u shpëtua pasi iu dha ndihmë e shpejtë me masazh kardiak (KCPR), ndërsa tre të tjerë pësuan lëndime të lehta. Këtë e bënë të ditur burime nga autoritetet spitalore lokale.

Sipas të njëjtave burime, numri i viktimave mund të rritet në katër.

Qeveria e Ishujve Kanarie kishte shpallur prej ditësh një gjendje paralajmërimi për fenomene të rrezikshme bregdetare, për shkak të kushteve të vështira në det.

Scroll to Top