70-vjeçare gjendet e pajetë në banesën e saj në Korçë
Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara jetonte e vetme në një pallat në lagjen nr. 17.
Ngjarja është lajmëruar në polici nga fëmija i saj, pasi nuk e kishte parë prej disa ditësh.
Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë disa ditë më parë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i saj do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
