Trump kritikon gjobën e BE-së ndaj X: “Evropa po shkon në disa drejtime të këqija”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi të hënën një gjobë prej 120 milionë eurosh, të vendosur nga rregullatorët europianë të teknologjisë ndaj kompanisë së mediave sociale X, pronë e Elon Musk, si “një gjobë të padrejtë”. Ai gjithashtu shprehu moskuptim se si rregullatorët evropianë mund ta justifikonin një veprim të tillë.
“Evropa po ecën në disa drejtime të gabuara,” u tha Trump gazetarëve gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se pret të marrë një raport të plotë mbi gjobën e BE-së më vonë gjatë ditës.
“Nuk e kuptoj se si mund ta bëjnë këtë,” tha Trump. Ai përmendi se Musk nuk e kishte kontaktuar për të kërkuar ndihmë në këtë çështje dhe theksoi: “Evropa duhet të jetë shumë e kujdesshme.”
