Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta
Inflacioni në muajin nëntor arriti në 2.1%, ndërkohë që rritja kryesore e çmimeve u shkaktua nga qiratë dhe ushqimet, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor u ndikua kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,81 pikë përqindje, dhe më pas nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,51 pikë përqindje.
Ndikim në rritjen e inflacionit patën gjithashtu:
- Grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,21 pikë përqindje.
- Grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,14 pikë përqindje.
- Grupi “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje.
- Grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,09 pikë përqindje.
- Grupi “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje.
- Grupi “Argëtim dhe kulturë” me +0,06 pikë përqindje.
- Grupi “Transporti” me +0,05 pikë përqindje.
- Grupi “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje.
- Grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje secili.
Krahasuar me muajin nëntor të vitit të kaluar, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,0%. Pasojnë grupet:
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%.
- “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,8%.
- “Argëtim dhe kulturë” me 2,6%.
- “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,3%.
- “Shërbimi arsimor” me 1,9%.
- “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,6%.
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5%.
- “Komunikimi” me 1,3%.
- “Transporti” me 0,8%.
- “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,6% secili.
Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “Qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,9%, të ndjekur nga nëngrupet “Vajra dhe yndyrna” me 4,6%, “Peshk” me 3,3% dhe “Mish” me 2,9%.
Krahasuar me muajin tetor, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,8%. Ulje vërehet edhe në grupet:
- “Veshje dhe këpucë” me 0,5%.
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4%.
- “Transporti” me 0,2%.
Nga ana tjetër, çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me 0,1% secili.
Burimi: INSTAT
