Trump lancon skemën e re, “Gold Card” për vizë të përshpejtuar në SHBA
Presidenti Donald Trump ka nisur një skemë që ofron viza të përshpejtuara amerikane për të huajt e pasur, të cilët mund të investojnë të paktën 1 milion dollarë.
Karta Trump Gold, e cila u njoftua për herë të parë në fillim të këtij viti, është një vizë amerikane që u jepet atyre që mund të demonstrojnë se do të ofrojnë një “përfitim të konsiderueshëm” për vendin, sipas faqes zyrtare të skemës.
Kjo masë vjen ndërsa Uashingtoni intensifikon politikat e tij të rrepta ndaj imigracionit, duke përfshirë rritjen e tarifave për vizat e punës dhe deportimin e emigrantëve pa dokumente.
Një version “platin” i kartës, që ofron lehtësime të veçanta tatimore, do të jetë gjithashtu i disponueshëm së shpejti për 5 milionë dollarë, sipas faqes së internetit.
Tarifa shtesë për qeverinë mund të aplikohen në varësi të rrethanave të secilit aplikant, thuhet në faqen e internetit.
Individët gjithashtu duhet të paguajnë një tarifë përpunimi prej 15,000 dollarësh të pakthyeshme, para se të shqyrtohet aplikimi i tyre.
Skema e kartës së artë është përballur me kritika që kur u njoftua për herë të parë në shkurt. Disa demokratë kanë shprehur mendimin se ajo do të favorizonte padrejtësisht individë të pasur.
