SPAK: Musabelliu, aftësi drejtuese pa lidhje me gjininë

Musabelliu: Aftësitë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme nuk lidhen me gjininë

Kandidatja për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Doloreza Musabelliu, u pyet në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me sfidat me të cilat mund të përballet si grua, nëse zgjidhet në krye të këtij institucioni.

Gjatë përgjigjes së saj, Musabelliu theksoi se aftësitë kryesore të një drejtuesi nuk lidhen me gjininë, por me vendimmarrjen e shpejtë, vizionin për drejtimin e institucionit, krijimin e një ambienti pune efikas dhe kapacitetin për t’u përballur me presione të brendshme dhe të jashtme.

“Mendoj se një drejtues i SPAK duhet të ketë disa cilësi, si aftësi për vendimmarrje të shpejtë, për të drejtuar me vizion, për të siguruar një ambient efikas dhe aftësi për t’i bërë ballë presioneve, të brendshme e të jashtme. Nuk shoh që ndonjëra prej tyre të lidhet me gjininë”, u shpreh ajo.

Scroll to Top